top of page
E BARDHË SHIRIT.png

RRUGA “SEJDI SEJDIU”; LAGJJA “INTERCON”; FERIZAJ | MUHAMET BEGISHOLLI DHE ARJETA ROSHAJ U ARRESTUAN; FLORIM HAXHIDEMA U KONSTATUA I VDEKUR.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 1 day ago
  • 1 min read

Updated: 4 hours ago


Florim Haxhidema

Rruga “Sejdi Sejdiu”, Lagjja “Intercon”, Ferizaj, Republika e Kosovës | Në funksion të luftës institucionale ndaj Agjenturës së Krimit Ordiner strukturat vendore të Policisë arrestuan:

1- Z. Muhamet Begisholli, me moshë 48 vjeç.

2- Znj/znjsh. Arjeta Roshaj, me moshë 24 vjeçe.


Ai dhe ajo konsiderohen se kanë gisht në vdekjen (i vrarë me armë zjarri) e:

1- Z. Florim Haxhidema, me moshë 32 vjeç.

I ndjeri
I ndjeri

Gjatë kontrollit u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale me karakter kompromentues penal:

1- Një armë zjarri.


Ndaj tyre zhvillohen hetime penale paraprake për shkelje penale të parashikuar si:

1- Vrasje e rëndë”.


Lajm në përditësim, ... 👇👇👇


Njoftim | I ndjeri kishte shkuar në banesën në të cilën ndodhej e pandehura, dhe gjatë qëndrimit në banesë, pas një mosmarrëveshje dhe përleshjeje fizike në mes tyre, e pandehura merr armën e zjarrit nga tani i ndjeri dhe shtie një herë në drejtim të tij, duke i shkaktuar plagë vdekjeprurëse, u tha shkurtimisht në njoftimin zyrtar.


Në vazhdën e kryerjes së hetimeve penale paraprake u lirua nga masa e arrestit:

1- Z. Muhamet Begisholli.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page