RRUGA “SADEDIN HAJDA”; RAHOVEC | BARDHI BAJRAJ U KONSTATUA I PLAGOSUR ME ARMË ZJARRI; NËN HETIM PENAL PARAPRAK PËR DY VEPRA PENALE.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 1 day ago
- 1 min read
Rruga “Sadedin Hajda”, Rahovec, Republika e Kosovës | Strukturat vendore të Policisë në bashkëpunim me Prokurorinë proceduan penalisht:
1- Z. Bardhi Bajraj, me moshë 19 vjeç.
Ai u konstatua i plagosur me armë zjarri; u dërgua në spitalin “Isa Grezda” (Gjakovë).
Gjatë kontrollit u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale me karakter kompromentues penal:
1- Dy armë zjarri.
2- Një predhë.
3- Një gëzhojë.
4- Municion luftarak (9 fishekë).
5- Katër armë të ftohta (thika).
6- Një shufër metalike.
Ndaj tij filluan hetimet penale paraprake për shkelje penale të parashikuar si:
1- “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
2- “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)








































Comments