top of page
E BARDHË SHIRIT.png

RRUGA “NËNA TEREZË”; FUSHË-KOSOVË; PRISHTINË | MEHMET AJVAZI U PROCEDUA PENALISHT; TRE VEPRA PENALE.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 3 hours ago
  • 2 min read

Rruga “Nëna Terezë”, Fushë-Kosovë, Prishtinë, Republika e Kosovës | Strukturat vendore të Policisë në bashkëpunim me Prokurorinë proceduan penalisht:

1- Z. Mehmet Ajvazi, me moshë 40 vjeç.


Ai ishte subjekt i shpallur në kërkim policor për shkelje penale të parashikuar si:

1- Vrasje në tentativë”, në lidhje me një ngjarje kriminale të ndodhur rreth orës 15:50, të datës 29.11.2025, ku ai u përfshi në konflikt verbal me një subjekt (mashkull), për shkaqe që dyshohen si të lidhura me mosmarrëveshje në qarkullimin rrugor, gjatë drejtimit të automjeteve; ku nxorri një armë zjarri dhe shtiu përdhe, duke plagosur subjektin me të cilin kishte konflikt në (gishtin e këmbës).


Gjatë kontrollit në vendin e ngjarjes u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale me karakter kompromentues penal:

1- Një predhë.

2- Një gëzhojë.


Pas disa ditësh ai u paraqit para autoriteteve vendore të hetimit penal dhe dorëzoi:

1- Një armë zjarri.

2- Një krehër luftarak (karikator).

3- Dy (2) fishekë.


Ndaj tij (pas rikualifikimit të veprës penale) filluan hetimet penale paraprake për shkelje penale të parashikuar si:

1- Lëndim i lehtë trupor”.

2- Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

3- Përdorim i armës”.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page