RRUGA “MUHARREM FEJZA”; PRISHTINË | FARUK BELA U ARRESTUA; PRITET EKSTRADIMI NË MAQEDONINË E VERIUT KU KONSIDEROHET PJESË E STRUKTURAVE TË KRIMIT TË ORGANIZUAR.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 2 hours ago
- 1 min read

Rruga “Muharrem Fejza”, Prishtinë, Republika e Kosovës | Në funksion të luftës institucionale ndaj Agjenturës së Krimit Ordiner strukturat vendore të Policisë arrestuan:
1- Z. Faruk Bela.
Ai ishte i shpallur në kërkim policor nga autoritetet e drejtësisë penale në Maqedoninë e Veriut, i konsideruar si i përfshirë në strukturat e krimit të organizuar.
Ai pritet të ekstradohet.
Gjatë kontrollit u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale me karakter kompromentues penal:
1- Një armë zjarri e shkurtër (brezi).
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)



















Comments