top of page
E BARDHË SHIRIT.png

RRUGA “MITAT HOXHA”; LAGJJA NR. 4; SARANDË | ADIL VELI MBETI I PLAGOSUR (ISH-PUNONJËS I POLICISË SË SHTETIT).

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Jul 20
  • 1 min read
ree

Rruga “Mitat Hoxha”, Lagjja Nr. 4, Sarandë, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit morën dijeni se:

1- Z. Adil Veli, me moshë 56 vjeç, (ish-punonjës i Policisë së Shtetit) mbeti i plagosur.


Njoftim | Sot, rreth orës 19:10, në lagjen nr. 4, Sarandë, dyshohet se gjatë një konflikti është dëmtuar me një send të fortë, dyshohet me tytën e një pistolete, shtetasi A. V., 56 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.


Nga këqyrja paraprake e vendit të ngjarjes, dyshohet se gjatë momentit të goditjes me tytën e armës, arma është shkrepur në mënyrë të pavullnetshme në ajër, pa shkaktuar pasoja.


Si provë materiale, në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar një gëzhojë arme zjarri.


Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar, si dhe për dokumentimin e plotë ligjor të saj, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page