top of page
E BARDHË SHIRIT.png

RRUGA “MEHMET ISAHI”; PRISHTINË | BESART KELMENDI (I NJOHUR RËNDOM SI “GJESTI”) U ARRESTUA; NËN HETIM PENAL PARAPRAK PËR NJË VEPËR PENALE.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 2 hours ago
  • 2 min read
Z. Besart Kelmendi
Z. Besart Kelmendi

Rruga “Mehmet Isahi”, Prishtinë, Republika e Kosovës | Në funksion të luftës institucionale ndaj Agjenturës së Krimit Ordiner strukturat vendore të Policisë arrestuan:

1- Z. Besart Kelmendi, i njohur rëndom si “Gjesti”.


Ndaj tij zhvillohen hetime penale paraprake për shkelje penale të parashikuar si:

1- Armëmbajtje pa leje”.


Lajm në përditësim, ... 👇👇👇


Njoftim | Prokuroria në Prishtinë ndalon këngëtarin Gjesti për disa vepra penale.


Prishtinë, 11 Mars 2026 - Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, njofton opinionin publik, se me urdhër të Prokurorit Kujdestar është ndaluar për 48 orë një (1) person, për shkak të dyshimit të bazuar se i njëjti ka kryer veprat penale: “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” sipas nenit 366 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, për veprën penale “Kanosja” sipas nenit 181 të KPRK-së, si dhe veprën penale “Asgjësim apo dëmtimi i pasurisë’’ në bazë të nenit 321 të KPRK-së.


Personi i ndaluar është i njohur për opinionin publik si këngëtari Gjesti.


Prokurori i Shtetit, në koordinim dhe bashkëpunim me Policinë e Kosovës, është duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore dhe procedural në lidhje me këtë rast.


Për shkak të fazës së hershme të procedurës hetimore dhe me qëllim të ruajtjes së integritetit të hetimeve, në këtë fazë nuk mund të ofrohen detaje shtesë lidhur me rastin.


Prokuroria Themelore në Prishtinë, brenda afatave ligjor, do të ndërmarrë veprimet e nevojshme procedurale dhe do të vendosë për masat e mëtejshme në përputhje me Kodin e Procedurës Penale të Republikës së Kosovës, thuhet në njoftimin zyrtar.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

bottom of page