RRUGA “LEKË DUKAGJINI”; LAGJJA DARDANIA; PRISHTINË | ZENEL KUQI U ARRESTUA; SULM NDAJ PUNONJËSVE TË POLICISË NË KRYE TË DETYRËS.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Nov 1
- 1 min read

Rruga “Lekë Dukagjini”, Lagjja Dardania, Prishtinë, Republika e Kosovës | Strukturat vendore të Policisë arrestuan:
1- Z. Zenel Kuqi, me moshë 51 vjeç.
Ai konsiderohet subjekt i përfshirë në sulm verbal dhe fizik ndaj punonjësve të Policisë së Republikës së Kosovës në krye të detyrës, të cilët, ishin njoftuar për akte dhune në familje.
Gjatë kontrollit u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale me karakter kompromentues penal:
1- Një armë zjarri.
2- Municion luftarak (120 fishekë).
Ndaj tij filluan hetimet penale paraprake për shkelje penale të parashikuar si:
1- “Sulm ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare”.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)














































Comments