RRUGA “IBRAHIM RUGOVA”; PRIZREN | HADIS BERISHA DHE LENDRIT GASHI U ARRESTUAN; TREGTARË DROGE ME PAKICË.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Nov 3
- 1 min read

Rruga “Ibrahim Rugova”, Prizren, Republika e Kosovës | Strukturat vendore të Policisë arrestuan:
1- Z. Hadis Berisha, me moshë 20 vjeç.
2- Z. Lendrit Gashi, me moshë 20 vjeç.
Gjatë kontrollit u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale me karakter kompromentues penal:
1- Pesëdhjetë e një pikë pesëdhjetë e shtatë (51.57) gramë hashash.
2- Një peshore digjitale.
3- Njëqind e tetëdhjetë (180) qese plastike.
4- Dy aparate telefonikë të lëvizshëm.
5- Një automjet “VW Caddy”.
6- Dyzet e pesë (45) € të thata (kesh).
Ndaj tyre filluan hetimet penale paraprake për shkelje penale të parashikuar si:
1- “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)














































Comments