top of page
E BARDHË SHIRIT.png

RRUGA “HASAN PRISHTINA”; SUHAREKË | U ARRESTUA DIOR SHALA: NË AUTOMJETIN TIP FORD FIESTA IU GJETËN 7 QESKA ME HASHASH; IU KONTROLLUA EDHE BANESA POR NUK U GJETËN SENDE TË NDALUARA.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Apr 26
  • 1 min read
ree

Rruga “Hasan Prishtina”, Suharekë, Republika e Kosovës | Strukturat vendore të Policisë arrestuan:

1- Z. Dior Shala.

 

Mbrëmë më 25 prill 2025, rreth orës 17:00, në rrugën “Hasan Prishtina”, patrulla policore ndaloi një automjet tip “Ford Fiesta”.

 

Gjatë kontrollit të automjetit u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 7 qeska me hashash.

 

Kontroll u krye edhe në shtëpinë e z. Shala, në rrugën “Avdyl Ramaj” në Suharekë, por nuk gjetën sende të ndaluara.

 

Ai është nën hetim penal paraprak për shkelje penale të parashikuar si:

1- Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page