top of page
E BARDHË SHIRIT.png

RRUGA “GJON BUZUKU”; TIRANË | U ARRESTUAN ERSJAN SENKA DHE KRISTI KACOLLI.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 1 day ago
  • 2 min read
Ersjan Senka Kristi Kacolli

Rruga “Gjon Buzuku”, Tiranë, Shqipëri | Në funksion të luftës institucionale ndaj Agjenturës së Krimit Ordiner strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:

1- Z. Ersjan Senka, me moshë 20 vjeç.

2- Z. Kristi Kacolli, me moshë 19 vjeç.


Njoftim | Tiranë.


Finalizohet operacioni i koduar “Doorbell”, për zbardhjen e vjedhjes me mjete prerëse, kryer mesnatën e datës 23.06.2026, në një banesë në rrugën “Gjon Buzuku”.


Kanosën me mjete prerëse, poseduesit e banesës, ku vodhën një shumë të konsiderueshme eurosh dhe 4 celularë, vihen në pranga 2 shtetas.


Identifikohet dhe bashkëpunëtori i tyre. Punohet për kapjen e tij.


Sekuestrohen 900 euro dhe 4 celularë, dyshohet të vjedhura.  Si rezultat i veprimeve të shpejta dhe profesionale hetimore, të kryera pas njoftimit se në banesën e 2 shtetasve, në rrugën “Gjon Buzuku”, në mesnatë, më datë 23 qershor 2026, ishin vjedhur nëpërmjet kanosjes me mjete prerëse, një shumë parash dhe 4 celularë, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 finalizuan operacionin e koduar “Doorbell”.


Në kuadër të operacionit u kapën në zonën e quajtur “Alliasi”, dhe u vunë në pranga bashkautorët e dyshuar, shtetasit E. S., 20 vjeç dhe K. K., 19 vjeç, si dhe u shpall në kërkim autori tjetër i dyshuar, shtetasi Xh. T., 21 vjeç.


Nga hetimet e deritanishme dyshohet se ata kanë kanosur me disa mjete prerëse, 2 poseduesit e banesës në rrugën “Gjon Buzuku”, për të vjedhur aty, një shumë të konsiderueshme eurosh dhe 4 celularë.


Punohet për kapjen e 21-vjeçarit, si dhe për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjeve, në të cilën mund të jenë përfshirë këta shtetas.


Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page