top of page
E BARDHË SHIRIT.png

RRUGA “GASPER KARAQI”; GJAKOVË | ENDRIT KRASNIQI U ARRESTUA; TREGTAR DROGE.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Sep 13
  • 1 min read
ree

Rruga “Gasper Karaqi”, Gjakovë, Republika e Kosovës | Strukturat vendore të Policisë arrestuan:

1- Z. Endrit Krasniqi, me moshë 24 vjeç.


Gjatë kontrollit fizik u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale me karakter kompromentues penal:

1- Një sasi lënde narkotike prej dymbëdhjetë pikë tetëdhjetë e dy (12.82) gramë.


Gjatë kontrollit në banesë u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale me karakter kompromentues penal:

1- Dyqind e pesëdhjetë e tetë pikë dyzet e gjashtë (258.46) gramë hashash.

2- Gjashtë pikë tetdhjetë e dy (6.82) gramë kokainë.

3- Nëntë mijë e nëntëqind e nëntëdhjetë e nëntë (9,990) € të thata (kesh).

4- Dhjetë (10) franga zvicerane.

5- Dymijë (2000) lekë të rinj.

6- Peshore digjitale.

7- Një (1) armë e ftohtë (thikë).

8- Një (1) palë gërshërë.

9- Një (1) lugë e vogël.

10- Një (1) motomjet me të cilin ishte duke udhëtuar.

11- Një aparat telefonik i lëvizshëm i tipit një iPhone 11.

12- Një kartë telefonike Sim.


Ndaj tij filluan hetimet penale paraprake për shkelje penale të parashikuar si:

1- Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page