RRUGA “FERIZ GURI”; PRISHTINË | SHKËLQIM KASTRATI U KONSTATUA I PLAGOSUR ME ARMË ZJARRI.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 2 days ago
- 1 min read

Rruga “Feriz Guri”, Prishtinë, Republika e Kosovës | Në funksion të luftës institucionale ndaj Agjenturës së Krimit Ordiner strukturat vendore të Policisë morën dijeni se:
1- Z. Shkëlqim Kastrati, u konstatua i plagosur me armë zjarri, nga një subjekt i paidentifikuar.
Gjatë kontrollit u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale me karakter kompromentues penal:
1- Një armë zjarri e gjatë.
2- Municion luftarak (disa fishekë).
Në lidhje me rastin filluan hetimet penale paraprake për shkelje penale të parashikuar si:
1- “Vrasje në tentativë”.
2- “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)







Comments