top of page
E BARDHË SHIRIT.png

RRUGA “EPIRI”; PRISHTINË | ARLIND RAMA DHE LORIK RAMA U ARRESTUAN; USHTRUAN DHUNË FIZIKE DHE MORËN PENG QYTETARIN NIGERIAN LEONARD TOOP CHARLS OGUN TË CILIT I KËRKONIN 1500 €.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Aug 1
  • 2 min read
ree

Rruga “Epiri”, Prishtinë, Republika e Kosovës | Strukturat vendore të Policisë arrestuan:

1- Z. Arlind Rama.

2- Z. Lorik Rama.


Ata (së bashku me disa subjekte të tjerë) konsiderohen doras në:

1- Ushtrim dhune verbale dhe fizike shto këtu edhe pengmarrje ndaj:

a- Z. Leonard Toop Charls Ogun, qytetar nigerian.


Ai i denoncoi aktet kriminale të ndërmarra ndaj tij në datën 29.07.2025.


Sipas tij, shkak për veprimet kriminale të ndërmarra ndaj tij u bë fakti se ai nuk kishte mundësi tu paguante të holla në trajtë dëmshpërblimi pas një aksidenti automobilistik ku ishte i përfshirë me automjtein që kishte në përdorim.


Sipas tij, ai ra preh e dhunës verbale dhe fizike, por, edhe u muar peng dhe u dërgua në Fushë-Kosovë, ku iu kërkua të paguante 1500 €, duke u mbajtur i mbyllur në automjetin e tij.


Sipas tij, atij iu muar portofoli dhe automjeti në trajtë grancie.


Gjatë kontrollit fizik u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale me karakter kompromentues penal:

1- Një armë e shkurtër (brezi).

2- Portofoli me dokumentet e viktimës së veprës penale.


Ndaj tyre filluan hetimet penale paraprake për shkelje penale të parashikuar si:

1- Rrëmbim”.

2- Mbajtje në pronësi apo kontroll të paautorizuar të armëve”.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page