top of page
E BARDHË SHIRIT.png

RRUGA “EPIRI”; FUSHË-KOSOVË; PRISHTINË | POLICIA SHOQËROI PËR INTERVISTIM NUHI BUJUPIN | KREU KOMENTE POSHTËRUESE NDAJ VIKTIMËS SË DHUNËS SEKSUALE TË MAKINERISË SERBE TË LUFTËS RAMADAN NISHORI.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Apr 26
  • 2 min read
I shoqëruari në Policinë vendore Nuhi Bujupi.
I shoqëruari në Policinë vendore Nuhi Bujupi.

Rruga “Epiri”, Fushë-Kosovë, Prishtinë, Republika e Kosovës | Strukturat vendore të Policisë shoqëruan për intervistim:

1- Z. Nuhi Bujupi.

 

Ai akuzohet se komentoi me fjalë fyese dhe poshtëruese në rrjetin social virtual "Facebook" ndaj viktimës së dhunës seksuale (gjatë luftës që makineria serbe e drejtuar nga kasapi i Ballkanit Sllobodan Millosheviç ndërmori në Kosovë) Ramadan Nishori, i cili, e denoncoi botërisht në media të ndryshme faktin se ishte viktimë e abuzimit seksual.

 

Z. Bujupi komentoi në një lajm të botuar nga portali “DrenicaOnline”, ku z. Nishori rrëfente përjetimet e tij si i mbijetuar i dhunës seksuale.

 

Pas botimit të komentit Policia e Republikës së Kosovës u vu në veprim institucional duke i shkuar në banesë komentuesit Bujupi dhe njëkohësisht duke e shoqëruar në ambientet policore për intervistim, ngjarje e ndodhur më 24 prill të vitit 2025.

 

Gjatë intervistimit z. Bujupi ka pranuar veprimin e tij duke e justifikuar me faktin se donte të tërhiqte vëmendje në botën sociale virtuale (klikime dhe pëlqime), por, pa qenë i ndërgjegjshëm për pasojat juridike të veprimeve të tij.

Ai e paraqiti veten e tij si analfabet funksional përpara autoriteteve policore.

 

Tashmë ai është vendosur nën hetim penal paraprak për shkelje penale të parashikuar si:

1- Ngacmim seksual”.


Po ndiqet në gjendje të lirë.

 

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit


Një pasazh nga komenti poshtërues i z. Bujupi.
Një pasazh nga komenti poshtërues i z. Bujupi.
Viktima e dhunës seksuale të makinerisë serbe të luftës Ramadan Nishori.
Viktima e dhunës seksuale të makinerisë serbe të luftës Ramadan Nishori.

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page