RRUGA “BARDHYL ÇAUSHI”; GJAKOVË | SILVER MERSULA U SHPALL NË KËRKIM POLICOR.
- Agjencia Telegrafike Vox
- 27 minutes ago
- 1 min read

Rruga “Bardhyl Çaushi”, Gjakovë, Republika e Kosovës | Në funksion të luftës institucionale ndaj Agjenturës së Krimit Ordiner strukturat vendore të Policisë shpallën në kërkim policor:
1- Z. Silver Mersula.
Ai konsiderohet i përfshirë në grabitje me armë të ftohtë (thikë) ndaj kushuririt të cilit iu drejtua me shprehjen: “qiti krejt paret çka i ki”.
Ndaj tij zhvillohen hetime penale paraprake për shkelje penale të parashikuar si:
1- “Grabitje”.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)




