RRUGA “BARDHYL QAUSHI”; KAFENEJA “N’LAGJE”; GJAKOVË | ISUF LEKAJ U ARRESTUA; 1.64 GRAM LËNDË NARKOTIKE.
- 4 days ago
- 1 min read

Rruga “Bardhyl Qaushi”, Kafeneja “N’Lagje”, Gjakovë, Republika e Kosovës | Strukturat vendore të Policisë arrestuan:
1- Z. Isuf Lekaj, me moshë 37 vjeç.
Ai konsiderohet subjekt i përfshirë në shkelje penale të lidhura me narkotikët.
Gjatë kontrollit u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale me karakter kompromentues penal:
1- Një pikë gjashtëdhjetë e katër (1.64) gram lëndë narkotike.
2- Një aparat telefonik i lëvizshëm iPhone 11 Pro Max.
Ndaj tij filluan hetimet penale paraprake për shkelje penale të parashikuar si:
1- “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)
































Comments