RRUGA “ALI IBRA”; GJAKOVË | NJË 18-VJEÇAR MBETI I VDEKUR NË NJË SHERR KU U PËRFSHINË ILIR SOFRA; SEHAR GASHI; SENAD GASHI; EGZON GASHI; FLORETA HADRI.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 1 day ago
- 2 min read

Rruga “Ali Ibra”, Gjakovë, Republika e Kosovës | Në funksion të luftës institucionale ndaj Agjenturës së Krimit Ordiner strukturat vendore të Policisë morën dijeni se:
1- Një subjekt (mashkull) me moshë 18 vjeç, mbeti i vdekur në një sherr ku u përfshinë:
a- Z. Ilir Sofra.
b- Z. Sehar Gashi.
c- Z. Senad Gashi.
ç- Z. Egzon Gashi.
d- Znj/znjsh. Floreta Hadri.
dh- Etj, ...
Në lidhje me rastin filluan hetimet penale paraprake për shkelje penale të parashikuar si:
1- “Vrasje e rëndë”.

Deklaratë | Për djalin s’e kom ditë që osht në qat gjendje.
Jam shku te dera, kom pa gjak dhe m’ka hup vetëdija.
M’kanë qu edhe mu në spital. Aty ka ardhë deri te përleshja, s’po di tash qysh, …
Për faj të tjetërkujt e hongri djali jem.
Janë përla fmija pak, por na e lamë mos me ba zhurmë ma të madhe.
Ai vllavi i madh e ka lanë mos me ba zhurmë, por ata prapë kanë ardhë te dera dhe e kanë sulmu djalin. Unë s’kom qenë aty, kom qenë te vllavi.
Ai ka ardhë me gruan e vet, se edhe gruja e tij ka ra. Djali i vet i ka ra, e djalin tem s’e kom paramendu që osht në atë gjendje.
Puna ka nisë te fmija, për fmi janë hi në këtë punë. Ai për fmin e vet, se ai o problem.
Na, mahalla, jemi kanë në zor prej tij, e shumë familje tjera. S’kemi dashtë me ba fjalë, jemi rujt prej telasheve, por erdh momenti.
Këtu s’kemi çka i ikim asaj që e ka shkru Zoti. E ka pasë të shkrueme, tha i ati i viktimës së veprës penale.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)









Comments