RRUGA “ALI HADRI”; PRIZREN | FLAMUR DELIAJ U ARRESTUA.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 45 minutes ago
- 1 min read
Rruga “Ali Hadri”, Prizren, Republika e Kosovës | Në funksion të luftës institucionale ndaj Agjenturës së Krimit Ordiner strukturat vendore të Policisë arrestuan:
1- Z. Flamur Deliaj.
Ai mbeti i plagosur gjatë përpjekjes për arratisje; u hodh nga një lartësi.
Gjatë kontrollit u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale me karakter kompromentues penal:
1- Një sasi e vogël lënde narkotike.
2- Disa qindra € të thata.
Ndaj tij zhvillohen hetime penale paraprake për shkelje penale të parashikuar si:
1- “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)







Comments