top of page
E BARDHË SHIRIT.png

ROSKOVEC | ARMANDO BIXHEKU U ARRESTUA; 9 MONEDHA ARI + 4 LINGOTA ARI + 4000 € + 93 MIJË LEKË.

Writer: Agjencia Telegrafike Vox
Agjencia Telegrafike Vox
52 minutes ago
2 min read

Roskovec, Shqipëri | Në funksion të luftës institucionale ndaj Agjenturës së Krimit Ordiner strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:

1- Z. Armando Bixheku, me moshë 30 vjeç.


Njoftim | Tansportonte me automjet “Porsche Cayenne”, 13 lingota dhe monedha floriri, të dyshuara të kontrabanduara, arrestohet 30-vjeçari.


Nga kontrollet e mëtejshme, në automjet iu gjetën edhe 4000 euro dhe 93 000 lekë, ndërsa në banesë iu gjet leje drejtimi false.


Sekuestrohen sendet dhe automjeti.


Në zbatim të planit të posaçëm të masave për kryerje të kontrolleve ndaj automjeteve të luksit, me qëllim verifikimin e burimit të parave me të cilat janë blerë, specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike, në bashkëpunim me shërbimet e forcave Operacionale dhe “Shqiponja”, ndaluan për verifikim, një automjet tip “Porsche Cayenne”, me drejtues shtetasin A. B., 30 vjeç, banues në Roskovec.


Gjatë kontrollit në automjet, të kryer në vijim të operacionit të koduar “Gold”, u gjetën 9 monedha floriri, 4 lingota floriri, 4000 euro dhe 93 000 lekë. 30-vjeçari nuk dispononte asnjë dokumentacion për origjinën/burimin e sendeve me vlerë dhe as parave.


Më tej, u krye kontroll në banesën e tij, ku u gjet një leje drejtimi e dyshuar e falsifikuar.


Në përfundim të veprimeve të para hetimore dhe procedurale, 30-vjeçari u arrestua për veprat penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë” dhe “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave”.


Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, si dhe për nisjen e hetimit pasuror, me qëllim dokumentimin e burimit të sendeve me vlerë dhe parave që iu gjetën 30-vjeçarit, u tha në njoftimin e Policisë së Shtetit.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Recent Posts

See All

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page