ROMË | STILISTI VALENTINO GARAVANI VDIQ; ISHTE 93 VJEÇ.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 1 day ago
- 4 min read

Romë, Itali | Stilisti Valentino Garavani, një figurë amdhore e modës, Perandori i Fundit dhe një protagonist i modës së lartë ndërkombëtare vdiq; ishte 93 vjeç.
Bota joshëse e Valentino Klemente Ludoviko (Clemente Ludovico) Garavani-t, i njohur edhe si Valentino, i lindur në Voghera, më 11 maj 1932, vdiq bashkë me të.
Krijuesi i markës me të njëjtin emër, i cili e donte luksin dhe Romën, ku ishte zemra e tij, pavarësisht se zgjodhi Parisin për sfilatat e tij të modës, vdiq sot në Romë, në paqe në rezidencën e tij në Rrugën Appiane, i rrethuar nga dashuria e të dashurve të tij.
Pritjet do të mbahen të mërkurën dhe të enjten, nga ora 11:00 deri në orën 18:00, në Sheshin Minjaneli (Piazza Mignanelli); selinë historike të shtëpisë së modës.
Funerali do të mbahet të premten në orën 11:00, në Bazilikën e Shën Marisë së Engjëjve dhe Dëshmorëve (Santa Maria degli Angeli e dei Martiri).
Në Sheshin Manjeli (Piazza Mignanelli), menjëherë pas Sheshit Spanja (Piazza di Spagna), Valentino hapi atelienë e tij në fillim të viteve 1960, një nga të preferuarit e audiencës ndërkombëtare.
Të paktën kjo është një pikë e caktuar, duke marrë parasysh ndryshimet e pronësisë së markës.
Ajo u shit në vitin 1998 te kompania gjermane HDP; u ble në vitin 2002 nga Grupi Marzotto; kaloi te fondi Permira; dhe së fundmi, në vitin 2007, te gruaja e Emirit të Katarit, Sheikha Mozah e fuqishme.
Ndryshimi përfundimtar i pronësisë ndodhi në vitin 2023, me grupin Kering që bleu 30% të aksioneve për 1.7 miliardë euro, me opsionin për të blerë të gjithë aksionet deri në vitin 2029.
Dhe ishte gjithashtu në numrin 23 të Sheshit Manjeli (Piazza Mignanelli) që Valentino dhe partneri i tij Xhankarlo (Giancarlo) Giammetti hapën “Fondazione Garavani Giammetti” në muajin shkurt të 2025, me qëllim organizimin e ekspozitave të artit dhe modës dhe mbështetjen e trajnimit të stilistëve të rinj.
Ekspozita e fundit, Venus-Valentino e parë përmes syve të artistes portugeze Joana Vaskonselos (Vasconcelos), u hap më 18 janar.
Valentino nuk hoqi dorë kurrë nga puna e tij si stilist mode.
“Ai dizenjon rroba edhe natën”, rrëfeu partneri i tij në biznes dhe ish-partneri Xhankarlo (Giancarlo) Giammetti në vitin 2007.
“Nuk më pëlqejnë njerëzit që mburren me preferencat e tyre seksuale. Jam i tmerruar kur shoh dy burra që puthen në rrugë. Unë dhe Xhancarlo nuk kemi prekur kurrë duart në publik. Është çështje stili”, tha ai.
Lamtumira e tij me modën në Romë zgjati tre ditë. Ishte një festë luksoze, eventi më joshës i organizuar ndonjëherë në botën e modës. Ishin të ftuar princa, diva të Hollivudit, princesha dhe krerë shtetesh.
Ekspozita e fundit e organizuar në selinë romake të Fondacionit Valentino Garavani dhe Xhankarlo (Giancarlo) Giammetti, PM23, e vendosur gjithashtu në Sheshin Manjeli (Piazza Mignanelli), i njëjti vend ku ndodhet edhe atelieja historike e stilistit, u hap për publikun vetëm dje.
Në Romë, 45-vjetori i Valentinos mbahet mend ende si tre ditë festimesh të bollshme, duke përfshirë një retrospektivë të fustaneve të tij të arkivuara në Ara Pacis; një sfilatë të modës së lartë në kompleksin Santo Spirito in Sassia; dhe një gala nën kolonat e Tempullit të Venusit, e para për markën, me Koloseun si sfond dhe regjisorin fitues të çmimit Oscar, Dante Ferretti, si skenograf.
Një mijë të ftuar kërcyen deri në agim. Valentino kërceu i rrethuar nga Karolina (Caroline) e Monakos, ish-modelja Klaudia Shifer (Claudia Schiffer), Mik Xhegër (Mick Jagger) dhe personazhe të tjerë të famshëm.
Një festë monumentale, e cila, i dha atij plotësisht nofkën “Perandori i Fundit” i modës.
I njëjti epitet i dha më vonë titullin filmit dokumentar, Perandori i Fundit, me regji nga Met Tirnouër (Matt Tyrnauer), i cili, kronikon dy vitet e fundit të punës së stilistit, të filmuara nëpër pista, zona prapa skenave dhe intervista.
“Gjithmonë kam ndjekur rrugën time. Nuk kam ndjekur kurrë minimalizmin apo grunge-in. Është një fyerje për gratë të shohin se si janë stiluar”, u përgjigj ai kur iu kërkua të komentonte mbi trendet aktuale.
Ai donte t'i bënte gratë elegante dhe gjithmonë perfekte.
Në vitet 1950, ai bashkëpunoi me shtëpinë e modës Jean Dessès dhe atelienë e Guy Laroche.
Në vitin 1957, ai themeloi Valentino-n me të atin. Por kostot e larta operative e kishin futur biznesin në krizë.
Partneriteti me Xhankarlo (Giancarlo) Giammetti-n, atëherë student i arkitekturës, rezultoi vendimtar.
Së bashku, Garavani lançoi një shtëpi të re mode, duke u marrë vetëm me anën krijuese të gjërave dhe duke ia lënë Giammetti-t të menaxhonte financat.
Në vitin 1959, Valentino hapi atelienë e tij në Via dei Condotti në Romë, dhe në vitin 1960 filloi të bashkëpunonte me Giammetti-n.
Në vitin 1962, pas triumfit të koleksionit të tij të parë në Pitti Moda në Firence, Valentino u bë një nga modat më të njohura në botë.
Në vitin 1967, ai prezantoi koleksionin e tij të parë për meshkuj. Në vitin 1968, ai filloi të përdorte shkronjën V si logon e tij dhe dizenjoi fustanin e nusërisë së znj. Zhaklin Buviër (Jacqueline Bouvier) për martesën e saj me miliardierin grek Onassis.
Që nga vitet 1970, ai hapi butikë në qytetet më të rëndësishme të botës.
Parfumi që mban emrin e tij u lançua në vitin 1991.
Në vitin 1990, ai themeloi Shoqatën LIFE, me Giammetti, për të mbështetur kërkimin mbi AIDS-in.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments