ROMË | PIPPO BAUDO (MBRETI I TELEVIZIONIT ITALIAN) VDIQ; ISHTE 89 VJEÇ; DREJTOI 13 FESTIVALE TË SANREMOS + DHJETËRA PROGRAME SHUMË TË SUKSESSHME.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Aug 16
- 2 min read

Romë, Itali | Prezantuesi Pippo Baudo vdiq në Romë, në moshën 89 vjeç.
Një simbol i televizionit italian, ai drejtoi trembëdhjetë Festivale Muzikore të Sanremos dhe dhjetëra programe shumë të suksesshme, nga “Canzonissima” te “Domenica In”.
Lajmi, u konfirmua nga avokati i tij i hershëm dhe miku i ngushtë, Xhorxho (Giorgio) Assumma.
Ai vdiq në paqe - sipas raportimeve - në spitalin në Campus Biomedico në Romë, i rrethuar nga të dashurit e tij dhe i ngushëlluar nga sakramentet.
Presidenti i Republikës së Italisë, Serxhio Matarela (Sergio Mattarella), i trishtuar nga vdekja e Pippo Baudos, një figurë kryesore dhe novator i televizionit, në një deklaratë përkujtoi profesionalizmin, kulturën, hirin dhe aftësinë e tij të jashtëzakonshme për të interpretuar shijet dhe pritjet e shikuesve italianë.
“Pippo Baudo, një nga protagonistët më të mëdhenj në historinë e televizionit italian, na ka lënë në moshën 89 vjeç.
Fytyra dhe zëri i tij kanë shoqëruar breza të tërë, duke dhuruar emocione, buzëqeshje dhe momente të paharrueshme. Faleminderit për gjithçka”, shkroi Kryeministrja e Republikës së Italisë Xhorxha (Giorgia) Meloni në rrjetin social virtual Iks (X).
Shfaqja e tij e fundit publike ishte në festën e 90-vjetorit të ditëlindjes së Pierfrançesko Pinjitores (Pierfrancesco Pingitore), ku ai buzëqeshi pavarësisht se ishte në një karrocë me rrota, i përjetësuar në disa fotografi i rrethuar nga shumë miq.
Një monument për televizionin italian, ai lindi në Militello në Val di Katania (Catania), më 7 qershor 1936.
Një karrierë shumë e gjatë si protagonist, i shpërblyer me nderin e Kalorësit të Kryqit të Madh të Urdhrit të Meritës së Republikës Italiane, mirënjohja më e lartë, të cilën, Presidenti Serxhio Matarela (Sergio Mattarella) ia dorëzoi në Pallatin Kuirinale (Quirinale) më 22 shtator 2021.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)
















































Comments