ROMAKËT E LASHTË | ROMAKËT PËRDORNIN URINËN PËR TË LARË DHËMBËT 🚽
- Agjencia Telegrafike Vox

- Nov 23, 2023
- 1 min read

Tiranë, Shqipëri | 🚽Urinë për pastrimin dhe zbardhjen e dhëmbëve- Romakët përdorën urinën si agjent pastrimi, për shkak të përmbajtjes së amoniakut, i cili, ishte efektiv në heqjen e njollave.
Ata përdorën urinën e njerëzve, dhe të kafshëve, si një shpëlarës goje, për të zbardhur dhëmbët, dhe për të pastruar teshat e tyre, në vazo të mbushura me urinë.
🚽Pajisjet e kruarjes dhe shqetësimet higjienike- Në banjat publike, romakët përdornin pajisje kruese për të pastruar lëkurën e tyre.
🚽Përdorimi i Tersorium- Për pastërtinë personale, veçanërisht në tualetet publike, romakët përdorën një pajisje të quajtur tesorium, e ngjashme me një furçë moderne tualeti.
Ky sfungjer deti mbi një shkop përdorej vazhdimisht dhe lahej me ujë, kripë ose uthull, por ishte josanitar dhe me gjasë përhapte sëmundje.
🚽Sistemet e Kanalizimeve dhe Menaxhimi i Mbetjeve- Sistemet romake të kanalizimeve, të mbuluara me gurë, ishin të avancuara për kohën e tyre.
Mbetjet nga tualetet shkonin në këto kanalizime, dhe prej andej në lumenj, apo përrenj aty pranë. Pavarësisht këtij sistemi, ishte e zakonshme që romakët të hidhnin mbeturina nga dritaret në rrugë.
🚽Riciklimi i ujit të banjës për tualetet- Për të shpëlarë tualetet, ata përdorën ujin e banjës publike. Romakët mbyllën tubat me beton për t'i bërë ballë presionit të lartë të ujit dhe ata kishin një ekip të përkushtuar (aediles) që mbikëqyrnin sistemet sanitare.
🚽Rreziqet për shëndetin në banjat publike- Pavarësisht përpjekjeve të tyre higjienike, praktikat e larjes ndonjëherë shkaktojnë rreziqe për shëndetin.
Të sëmurët dhe të shëndoshit shpesh laheshin bashkë, dhe meqë nuk i pastronin vazhdimisht banjat, përhapeshin sëmundjet.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments