ROJET KUFITARE FINLANDEZE DO TA NDIHMOJNË LETONINË TË FRENOJË FLUKSIN E MIGRANTËVE NGA BJELLORUSIA I CILI ËSHTË MË SHUMË SE DYFISHUAR.
- Agjencia Telegrafike Vox
- 4 hours ago
- 1 min read
Updated: 3 hours ago

Rigë, Letoni | Rojet kufitare finlandeze do ta ndihmojnë Letoninë të frenojë fluksin e migrantëve nga Bjellorusia, i cili, është më shumë se dyfishuar.
Më 5 shtator, Roja Kufitare e Finlandës njoftoi se, me kërkesë të Rigës, do të dërgojë personelin e saj në Letoni për të mbështetur përpjekjet në përmbajtjen e fluksit të migrantëve nga Bjellorusia.
Këtë vit, rojet kufitare letoneze kanë ndaluar 9387 përpjekje për kalime të paligjshme nga Bjellorusia - një rritje prej 126% krahasuar me të njëjtën datë të vitit të kaluar.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments