top of page
E BARDHË SHIRIT.png

REVISTA “NATURE”: MOSHA NDRYSHON MËNYRËN SE SI TRUPI LUFTON INFEKSIONET.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Jan 15
  • 2 min read

Kaliforni, Amerikë | Mosha ndryshon mënyrën se si trupi reagon ndaj infeksioneve; i njëjti mekanizëm që mbron të rinjtë mund të jetë i dëmshëm për individët e moshuar”.


Kjo tregohet nga një studim i kryer te minjtë, i botuar në revistën “Nature” dhe i udhëhequr nga Instituti Sillok (Salk) për Studime Biologjike në La Jolla, Kaliforni.


Do të nevojiten kërkime të mëtejshme për të kuptuar nëse e njëjta gjë ndodh edhe tek njerëzit, por rezultatet sugjerojnë se mund të jetë e rëndësishme të zhvillohen terapi specifike për moshën, të diferencuara për të rinjtë dhe të moshuarit.


Studiuesit filluan nga hipoteza e të ashtuquajturës “pleiotropi antagoniste”; një teori që thotë se gjenet që kanë efekte mbrojtëse në fillim të jetës bëhen armiq më vonë, duke çuar në një lloj kompromisi evolucionar në të cilin përfitimet fillestare mbizotërojnë mbi kostot e mëvonshme.


Për të kuptuar nëse mosha mund të formësojë vërtet proceset imunitare, autorët e studimit infektuan minj të rinj dhe të vjetër me dy baktere që zakonisht janë përgjegjëse për sepsën tek njerëzit, një gjendje potencialisht vdekjeprurëse që ndodh kur sistemi imunitar reagon tepër ndaj një infeksioni dhe përfundon duke dëmtuar vetë trupin.


Kafshët morën të njëjtën dozë infektive, por përgjigjet e tyre ishin të kundërta; më të rinjtë zhvilluan zemra të zmadhuara dhe bllokim shumë-organesh, ndërsa më të moshuarit treguan zemra më të vogla.


Analizat më pas identifikuan dy proteina që mbrojnë zemrat e individëve të rinj nga dëmtimet e shkaktuara nga sepsa, FoxO1 dhe MuRF1, por përkeqësojnë prognozën tek të rriturit më të moshuar.


Anasjelltas, bllokimi i këtyre dy proteinave përmirëson mbijetesën tek të moshuarit, por dëmton individët më të rinj.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

bottom of page