top of page
E BARDHË SHIRIT.png

REPUBLIKA POPULLORE E KINËS | U HAP ZYRTARISHT TUNELI MË I GJATË NË BOTË (22.13 KM) NË KUADËR TË NJË AUTOSTRADE ME GJATËSI 324.7 KM; INVESTIM PREJ 6.63 MILIARDË $.

Writer: Agjencia Telegrafike Vox
Agjencia Telegrafike Vox
Dec 28, 2025
2 min read

Pekin, Republika Popullore e Kinës | “Në provincën Shinjiang (Xinjiang), të Kinës, tuneli Tianshan Shengli është hapur për trafik automjetesh.


Me 22.13 kilometra, është quajtur rruga nëntokësore më e gjatë në botë”.


Kështu raportoi agjencia shtetërore e lajmeve “Xinhua” në faqen e saj të internetit.


Tuneli Tianshan Shengli kalon nëpër malet qendrore Tianshan në Rajonin Autonom Shinjiang Ujgur (Xinjiang Uygur), duke e zvogëluar një udhëtim të rrezikshëm disa-orësh në mal në rreth 20 minuta.


Tuneli është një pjesë kyçe e autostradës G0711 “Urumçi-Juli”, e cila, gjithashtu filloi të funksionojë të premten, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve “Xinhua”, duke lidhur qendrat urbane në Xinjiang-un verior dhe jugor.


Me një shtrirje prej 2500 kilometrash, Malet Tianshan kalojnë nëpër Shinjiangun (Xinjiang) qendror, duke ndarë kryeqytetin provincial Urumçi, qytetin më të madh në veri, nga Korla, qyteti më i madh në jug.


“Me hapjen e autostradës, koha e udhëtimit midis Urumçit dhe Korlës është reduktuar nga rreth shtatë orë në rreth tre orë”, sipas raportit mediatik.


Autostrada, e ndërtuar gjatë pesë viteve, është 324.7 kilometra e gjatë dhe kërkoi një investim total prej 46.7 miliardë juanësh (afërsisht 6.63 miliardë dollarë).


Ndërtimi i tunelit u përball me sfida ekstreme; përveç gjatësisë së tij prej 22.13 kilometrash, ai arrin një thellësi maksimale prej 1.112 metrash, kalon 16 zona të çara gjeologjike dhe përballet me pesë sfida kryesore; stres të lartë në tokë, intensitet të lartë sizmik; kërkesa të rrepta mjedisore; të ftohtë ekstrem dhe lartësi të madhe.


Për t'iu përgjigjur këtyre sfidave, ndërtuesit kinezë zbatuan zgjidhje innovative; ndërtimin e rrugëve hyrëse miqësore me mjedisin për të minimizuar ndikimin mjedisor dhe për të përmirësuar efikasitetin e transportit të materialeve; miratimin e një metode ndërtimi që reduktoi kohën e ndërtimit të tunelit kryesor me më shumë se një të katërtën; përdorimin e makinës së parë të shpimit të tunelit me shkëmbinj të fortë nën presion të zhvilluar në Kinë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page