FSHATI POGRAGJË; GJILAN | RAMIZ ARIFI U SHPALL NË KËRKIM POLICOR; DORAS NË VRASJEN E TË BIRIT BAJRAM ARIFI.


Fshati Pogragjë, Gjilan, Republika e Kosovës | Në funksion të luftës institucionale ndaj Agjenturës së Krimit Ordiner strukturat vendore të Policisë shpallën në kërkim policor:
1- Z. Ramiz Arifi.
Ai konsiderohet doras në vrasjen me armë zjarri të të birit, z. Bajram Arifi, me moshë 29 vjeç.
Në lidhje me rastin po zhvillohen hetime penale paraprake për zbulimin dhe dokumentimin shkresërisht të shkaqeve, të rrethanave dhe dinamikës së aktit tragjik.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit






Comments