RAHOVEC | AVDULLAH ZOGAJ U ARRESTUA; FSHEHU HASHASHIN MBRAPA DOLLAPIT NË STACIONIN POLICOR.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 1 hour ago
- 1 min read

Rahovec, Republika e Kosovës | Strukturat vendore të Policisë arrestuan:
1- Avdullah Zogaj.
Ai konsiderohet i përfshirë në fshehjen mbrapa një dollapi (në ambientet policore) të një sasie hashashi.
Ai ishte i shoqëruar për intervistim policor për një aksident automobilistik; gjithashtu, edhe në vendin e aksidentit automobilistik, por, dhe në automjetin e tij u gjet lëndë narkotike.
Gjatë kryerjes së veprimeve policore u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale me karakter kompromentues penal:
1- Tetëmbëdhjetë (18) gramë hashash.
Ndaj tij filluan hetimet penale paraprake për shkelje penale të parashikuar si:
1- “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)




















Comments