QEVERIA E QIPROS HODHI POSHTË PRETENDIMET E MEDIAVE SOCIALE PËR PËRFSHIRJE NË KONFLIKTIN E LINDJES SË MESME.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Aug 9, 2024
- 1 min read
Nikosia, Qipro | Qeveria e Qipros hodhi poshtë të premten raportet e qarkulluara gjerësisht në mediat sociale se Qiproja u lejon vendeve të përfshira në konfliktin e Lindjes së Mesme akses në objektet e saj ushtarake.
“Veprimet hibride të dezinformimit dhe përhapjes së lajmeve të rreme nuk mund të lejohen të kenë një efekt mashtrues. Qiproja nuk është e përfshirë në operacione ushtarake apo në ndonjë konflikt”, tha z. Konstantinos Letymbiotis, zëdhënësi i qeverisë qipriote, në rrjetin social virtual Iks (X), të premten.
“Ndihma humanitare dhe lehtësimi i evakuimeve është ajo që ne po bëjmë. Ata që kundërshtojnë veprime të tilla po shkelin ligjin ndërkombëtar humanitar”, shtoi ai.
Postimet në mediat sociale në lidhje me përfshirjen ushtarake qipriote në Lindjen e Mesme, veçanërisht në lidhje me mbërritjen e një luftanijeje amerikane në Limasol, kanë shkaktuar tension midis qeverisë së z. Kristodhulidhes (Christodoulides) dhe opozitës kryesore AKEL.
Në një deklaratë, AKEL i kërkoi qeverisë të marrë parasysh rreziqet që vijnë nga përqendrimi i vazhdueshëm i forcave të huaja ushtarake në ishull, duke shtuar se kjo situatë e bën Qipron pjesë të problemit.
Në përgjigje të deklaratës së AKEL-it, z. Letymbiotis theksoi se roli i dobishëm humanitar i Qipros është i njohur ndërkombëtarisht dhe i bëri thirrje AKEL-it të mos adoptojë pikëpamje të rreme që dëmtojnë vendin.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)














Comments