top of page
E BARDHË SHIRIT.png

PËRKUJTOJMË 114-VJETORIN E MARTIRIZIMIT TË PETRO NINI LUARASIT | MARTIRIT TË KISHËS SHQIPTARE DHE TË KOMBIT SHQIPTAR; I LAVDËRUAR DHE I NDERUAR NË JETË TË JETËVE.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Aug 17
  • 1 min read
ree

Kolonjë, Shqipëri | Sot, nderojmë mësuesin e kombit dhe ndriçuesin e komunitetit ortodoks, i cili, zbatoi shkronjën e Ungjillit duke vuajtur e pësuar sipas shembullit të Zotit, i kryqëzuar për një popull në errësirë.


Më 15 gusht të vitit 1886, Petro Luarasi nisi të predikojë ungjillin shqip në kishë, në fshatin e vendlindjes, ku shërbente si mësues i sponsorizuar nga një institucion grek.


Pak më parë ai pati përkthyer e futur për përdorim në kishë disa lutje shqipe (asokohe, e deri në vitet 1920, kisha vendore besonte se shqiptarët nuk kishin arsye të luteshin në gjuhën e tyre).


Një vit pas kësaj, në gusht 1887, mitropoliti i Kosturit, Kirili, e shkishëroi dhe e mallkoi ndriçimtarin.


Pas disa vjetësh, më 20 shtator 1892, pasardhësi i Kirilit, Filareti, shpalli qortimin e letrave shqipe dhe meshoi sërish shkungimin e Petro Luarasit dhe të familjes së tij.


U burgos dy herë, ndërsa herën e tretë u largua për katër vjet në ShBA-ës, ku ishte bashkëthemelues dhe psallt i kishës së parë shqipe atje, në vitin 1908, nga ku u kthye të përfundonte misionin në Shqipëri.


Në vitin 1911, mes një persekutimi të egër, nën arrestime e hetime të njëpasnjëshme, ai botoi veprën me titull: “Mallkim i shkronjavet Shqipe dhe çpërfolja e Shqipëtarit”.


Që nga gushti 1886 e deri në gusht 1911, Petroja përmbushi njëzetë e pesë vjet aktivitet ndër shqiptarë; mision kombëtar, fetar dhe kulturor.


I përjetshëm dhe i lavishëm qoftë kujtimi i tij!


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page