PËRFAQËSUESJA E LARTË E BASHKIMIT EVROPIAN KAJA KALLAS: MARRËVESHJA E ARMËVE E PRESIDENTIT TRAMP (TRUMP) ME KIEVIN ËSHTË E MIRË POR SHBA-ës DUHET TË NDAJNË BARRËN.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Jul 15
- 1 min read
Updated: Aug 12

Bruksel, Mbretëria e Belgjikës | “Ne e mirëpresim njoftimin e Presidentit tramp (Trump) për të dërguar armë shtesë në Ukrainë.
Megjithatë, ne do të donim që Shtetet e Bashkuara ta ndanin këtë barrë.
Amerika dhe Evropa po punojnë së bashku.
Dhe nëse punojmë së bashku, mund t’i bëjmë presion Putinit të negociojë, duke i treguar atij se e vetmja mënyrë për t'i dhënë fund kësaj lufte është ta detyrojmë të dorëzohet”, tha Përfaqësuesja e Lartë e BE-së, Kaja Kallas, në fund të Këshillit të Punëve të Jashtme.
“Nëse ne paguajmë për armët, atëherë duhet të flasim për mbështetjen evropiane për Ukrainën, dhe Evropa tashmë po bën gjithçka që mundet.
Nëse ofroni armët, por pastaj dikush tjetër paguan për to, nuk po i ofroni ato në të vërtetë, apo jo”, theksoi Përfaqësuesja e Lartë Kallas.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments