top of page
E BARDHË SHIRIT.png

PSE PO E ÇMONTOJMË GJPN-në? | AMERIKA NUK PRANOI KURRË NJË GJYKATË BOTËRORE QË MUND TË ANASHKALOJË GJYKATAT DHE KUSHTETUTËN TONË.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 1 hour ago
  • 4 min read

Nga sekretari amerikan i Shtetit Marko (Marco) Rubio.

Uashington, Amerikë | Shumica prej nesh do të kishin vështirësi të imagjinonin një botë në të cilën ushtarët, oficerët e policisë, agjentët e Patrullës Kufitare dhe udhëheqësit e zgjedhur amerikanë mund të tërhiqeshin para një gjykate ndërkombëtare, të gjykoheshin nga gjyqtarë nga vende të rastësishme anembanë globit, të shpalleshin fajtorë sipas ligjeve ndërkombëtare që ne as nuk i pranojmë dhe as nuk i kontrollojmë, dhe pastaj të burgoseshin mijëra milje larg Amerikës.


Por kjo është ajo që Gjykata Ndërkombëtare Penale tani pretendon se ka fuqinë ta bëjë.


Gjykata Penale Ndërkombëtare (GjPN) lindi në fillim të shekullit. Në fillim, ajo u reklamua si një pengesë e ngushtë për të ndjekur penalisht krimet më të rënda.


Tani GjPN-ja dhe aleatët e saj kërkojnë një gjykatë botërore me shtrirje pothuajse të pakufizuar, të autorizuar për të anashkaluar gjykatat dhe kushtetutat e ShBA-ës dhe shteteve të tjera sovrane - dhe për të ndjekur penalisht dhe arrestuar qytetarët tanë.


Amerikanët nuk ranë kurrë dakord për asnjërën nga këto. Të dyja partitë tona kryesore politike kundërshtuan idenë e dhënies një gjykate globale të largët të fuqisë për të ndjekur penalisht dhe burgosur qytetarët tanë.


Presidenti Klinton (Clinton) refuzoi t'ia paraqiste Statutin e Romës (kartën themeluese të GjPN-së) Senatit për ratifikim për shkak të “shqetësimeve të tij në lidhje me të metat e rëndësishme në Traktat”.


Dy vjet më vonë, një shumicë dypartiake në Senat miratoi Aktin e Mbrojtjes së Ushtarakëve Amerikanë, duke autorizuar presidentin “të përdorë të gjitha mjetet e nevojshme” - përfshirë forcën ushtarake - për të parandaluar GJPN-në nga ndalimi ose arrestimi i amerikanëve.


Amerikanët e gjetën veten gjithsesi në shënjestër.


Në vitin 2020, Gjykata Penale Ndërkombëtare nisi një hetim për atë që kryeprokurorja Fatu Bensuda (Fatou Bensouda) e Gambisë e përshkroi si “krime lufte nga anëtarët e forcave të armatosura të Shteteve të Bashkuara” në Afganistan, duke deklaruar se qeveria amerikane nuk kishte ndjekur penalisht mjaftueshëm ushtarë amerikanë për të kënaqur gjykatën.


Në fakt, znj. Bensuda (Bensouda) po e shpallte veten gjykatësen përfundimtare të politikës ushtarake amerikane dhe të të gjithë sistemit të drejtësisë amerikane.


Hetimi në Afganistan ishte vetëm hapi i parë në sulmin kundër vetëqeverisjes amerikane.


Gjykata Penale Ndërkombëtare mbështetet dhe drejtohet nga një rrjet i fuqishëm organizatash joqeveritare të majta, globalistësh të vetëkënaqur dhe qeverish armiqësore të Botës së Tretë, të bashkuara nga armiqësia e tyre ndaj ShBA-ës.


Në administratën e dytë Tramp (Trump), këto thirrje kanë vazhduar të rriten.


Vitin e kaluar, grupe të mëdha aktivistësh u kërkuan zyrtarëve të lartë ndërkombëtarë “të ndërmarrin veprime të menjëhershme dhe kuptimplote” kundër deportimeve të kriminelëve të dhunshëm nga administrata Tramp (Trump) në El Salvador.


Muaj më vonë, një ish-kryeprokuror i GjND-së deklaroi se sulmet e presidentit Tramp (Trump) kundër narkoterroristëve përbënin “një krim kundër njerëzimit” dhe duhet të trajtohen si të tilla sipas ligjit ndërkombëtar - një linjë që u mbështet nga udhëheqësit e Kombeve të Bashkuara dhe organizatat kryesore joqeveritare të majta, zyrtarët e Partisë Demokratike dhe politikanët.


Në mars, organizata Demokracia për Botën Arabe Tani me seli në Uashington i kërkoi regjimit iranian të kërkonte një hetim nga GjND-ja për “krime lufte në dukje” të kryera nga personeli amerikan.


Përpjekjet e ShBA-ës për të kundërshtuar ndërhyrjet e paligjshme të GjPN-së janë paraqitur si një arsye e mëtejshme që GjPN-ja të shënjestrojë amerikanët.


Kur 12 senatorë amerikanë i shkruan prokurorit të GjPN-së në lidhje me shqetësimet e tyre, zyra e prokurorit i akuzoi ata për krime.


Kur z. Tramp (Trump) vendosi sanksione kundër personelit të GjPN-së, një ish-kre i Human Rights Watch tha se “të gjitha 125 shtetet anëtare të GjPN-së do të kishin detyrim ligjor ta arrestonin atë nëse ai do të paraqitej”.


Është vetëm çështje kohe para se Gjykata Penale Ndërkombëtare të fillojë t'i vërë në praktikë këto kërcënime.


Agjentët e Patrullës Kufitare që punojnë për të larguar kriminelët e dhunshëm nga vendi ynë, marinsat amerikanë që rrezikojnë jetën e tyre për të rivendosur rendin në Hemisferën Perëndimore, prokurorët federalë që punojnë për të shpërbërë rrjetet terroriste që komplotojnë sulme ndaj atdheut amerikan - të gjithë do të përballen me rrezikun e vazhdueshëm të persekutimit për “krimin” e mbrojtjes së vendit tonë.


Ndërhyrja e GjPN-së në operacionet ushtarake dhe të zbatimit të ligjit amerikane nuk është vetëm një tejkalim i rëndë i autoriteteve të saj të hamendësuara (supozuara).


Kjo do të thoshte vdekjen e ShBA-ës si një komb sovran dhe i pavarur.


Vendimi ynë dhe populli ynë do të ishin në mëshirën e GjPN-së dhe bashkëpunëtorëve të saj në “bashkësinë ndërkombëtare”.


Të pranosh GjPN-në do të thotë të heqësh dorë nga kontrolli i fatit tonë kombëtar.


Ndoshta kombet më të sjellshme dhe më të bindura mund të bënin paqe me atë marrëveshje.


Por kjo është Amerika. Paraardhësit tanë luftuan një revolucion kundër një fuqie të huaj “që na transportonte përtej deteve për t'u gjykuar për vepra të rreme”.


Pavarësia është e drejta jonë e lindur. Ne nuk kemi ndërmend ta shkëmbejmë atë me sundimin e një priftërie të vetëshpallur të “ligjit ndërkombëtar”.


Administrata Tramp (Trump) do t'i mbrojë gjithmonë anëtarët e shërbimit amerikan nga ky kërcënim.


ShBA-ës po nisin një fushatë diplomatike me një mesazh të thjeshtë - shtete sovrane mbi globalizmin.


Ata që përfitojnë nga siguria amerikane nuk duhet të rrinë duarkryq ndërsa ata që ofrojnë atë siguri janë në shënjestër.


Ky është vetëm fillimi. Duke përdorur të gjitha mjetet në dispozicion të qeverisë sonë, duke punuar përkrah çdo aleati me të cilin mund të krijojmë një kauzë të përbashkët, ne do ta shpërbëjmë GjPN-në - tullë pas tulle, nëse është e nevojshme.


Z. Marko (Marco) Rubio u betua si sekretari i 72-të i Shtetit më 21 janar 2025. Sekretari po krijon një Departament Shteti që e vendos Amerikën në plan të parë.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Recent Posts

See All

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page