top of page
E BARDHË SHIRIT.png

PROKURORIA E TIRANËS MBYLLI HETIMET PENALE PARAPRAKE NË NGARKIM TË TË PANDEHURVE ALTIN MAQASTENA; BEKIM ZENUNI; ANDI GRABANICA; ARDIAN ISMAJLI; FERAT ZENUNI.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Jun 6
  • 1 min read
ree

Tiranë, Shqipëri | Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë mbylli hetimet penale paraprake në ngarkim të:

1- Z. Altin Maqastena.

2- Z. Bekim Zenuni.

3- Z. Andi Grabanica.

4- Z. Ardian Ismajli.

5- Z. Ferat Zenuni.


Aktet proceduriale penale në ngarkim të tyre u dërguan në Gjykatë me qëllim zhvillimin e gjyqit penal paraprak.


Ata u hetuan penalisht paraprakisht për shkelje penale të parashikuar si:

1- Kontrabanda me mallra të licencuara”, e kryer në bashkëpunim.


Në muajin dhjetor të vitit 2024 mbërritën nga Stambolli në territorin e Republikës së Shqipërisë:

1- Treqind mijë (300000) €.

2- Katërmbëdhjet (14) valixhe me barna mjekësore (1057840 medikamente me mbishkrimin “Unified” me peshë 417.1 kg).


Nga hetimet penale paraprake rezultoi e provuar vepra penale që lidhet me kryerjen e kontrabandës me mallra të licensuar (medikamente) të pa autorizuara në Republikën e Shqipërisë.


Mallrat e tyre, të cilat, klasifikohen si “barna” në kuptim të Ligjit nr.105/2014 “Për barnat dhe shërbimin farmaceutik”, (të ndryshuar) kërkojnë:

1- Autorizim tregtimi.

2- Autorizim përdorimi.

3- Pullën e kontrollit të lëshuar nga AKBPM në përputhje me detyrimet e përcaktuara në ligjin e sipërccituar.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page