PROKURORIA E POSAÇME KUNDËR KORRUPSIONIT DHE KRIMIT TË ORGANIZUAR (SPAK) KA VENDOSUR NËN HETIM PENAL PARAPRAK DEPUTETEN E PARTISË SOCIALISTE TË SHQIPËRISË KLOTILDA BUSHKA.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Feb 10
- 1 min read

Tiranë, Shqipëri | Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka vendosur nën hetim penal paraprak deputeten e partisë Socialiste të Shqipërisë, Klotilda Bushka.
Emri i saj është regjistruar nga SPAK-u si subjekt i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.
Në njoftimin zyrtar ku jepen detaje lidhur me arrestimin e kryetarit të Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, SPAK-u bën të ditur se ka regjistruar procedimin penal ndaj saj.
“Prokuroria e Posaçme po kryen hetime paraprake ndaj deputetes së Kuvendit të Shqipërisë, shtetases K. B.
Emri i kësaj të fundit është regjistruar në regjistrin përkatës të njoftimeve si person i dyshuar për kryerjen e veprës penale të ‘Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës’, parashikuar nga neni 301 i Kodit Penal.
Deri në këtë fazë konstatohet se ekzistojnë të dhëna konkrete të cilat të çojnë tek dyshimi i arsyeshëm se personi nën hetim K. B. ka kryer veprime aktive të kundërligjshme të cilat kanë interferuar me hetimin e organit procedues në lidhje me procedimin penal nr. 27 të vitit 2024”, thuhet në njoftimin e SPAK-ut.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments