top of page
E BARDHË SHIRIT.png

PRIZREN: MJEKU INTERNIST BAJRAM BAJRAMI VDIQ NË MOSHËN 66 VJEÇARE | SHKAQET E VDEKJES NUK BËHEN TË DITURA.

Writer: Agjencia Telegrafike Vox
Agjencia Telegrafike Vox
May 30, 2025
1 min read

Prizren, Republika e Kosovës | “Të enjten, më 29.05.2025, në moshën 66-vjeçare, është ndarë nga jeta Dr. Bajram Bajrami, mjek specialist internist.


Dr. Bajram Bajrami ka lindur në fshatin Novosellë më 17.03.1959.


Ai ka përfunduar Fakultetin e Mjekësisë së Përgjithshme dhe më pas specializimin në Mjekësi Interne.


Në Spitalin e Përgjithshëm ‘Prim. Dr. Daut Mustafa’ në Prizren ka punuar nga viti 1984 deri në daljen në pension më 17.03.2024.


Dr. Bajram Bajrami ishte një njeri i afërt, i dashur, kolegial dhe i përkushtuar në punë.


Gjatë punës në spital, ka kryer detyrat dhe obligimet profesionale me përkushtim, ndershmëri dhe përgjegjësi të lartë, gjithmonë në shërbim të pacientëve dhe të gjithë atyre që kishin nevojë për ndihmë dhe shërbime shëndetësore.


Menaxhmenti, stafi i Repartit të Sëmundjeve të Brendshme ku ai punoi deri në pensionim, si dhe gjithë punonjësit e spitalit, shprehin ngushëllimet më të sinqerta për familjen, kolegët dhe miqtë e Dr. Bajram Bajramit.


Kujtimi për jetën, kontributin dhe shembullin profesional të Dr. Bajram Bajramit do të mbetet i përjetshëm!


Spitali i Përgjithshëm ‘Prim. Dr. Daut Mustafa’’’, thuhet në njoftimin zyrtar.

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Recent Posts

See All

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page