PRITEN NDRYSHIME NË QEVERINË IZRAELITE: DEPUTETI GIDEON SA'AR DO TË JETË MINISTËRI I RI I MBROJTJES NË VEND TË JOAV (YOAV) GALLANTIT | NJOFTIMI ZYRTAR NDOSHTA NË ORËT NË VIJIM.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Sep 16, 2024
- 1 min read
Jeruzalem, Izrael | Burimet e përfshira në bisedimet midis kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu dhe anëtarit të Knesset Gideon Sa'ar thanë se nëse nuk do të kishte drama të minutës së fundit, çështjet themelore janë mbyllur.
Z. Sa'ar do të jetë ministër i mbrojtjes në vend të z. Joav (Yoav) Gallant.
Kjo u raportua nga lajmet e mbrëmjes të televizionit publik izraelit Kan.
Sipas entit mediatik izraelit Haaretz, përparimi u bë i mundur me heqjen e vetos mbi emrin e z. Sa'ar nga gruaja e kryeministrit Sarah, pasi dihet se gruaja dhe djali i kryeministrit Netanjahu, Jahir (Yair), kanë ndikim të konsiderueshëm në procesin e vendimmarrjes së kryeministrit.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)














Comments