PRISHTINË | VUK MARINOVIÇ U PROCEDUA PENALISHT.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 1 hour ago
- 1 min read

Prishtinë, Republika e Kosovës | Në funksion të luftës institucionale ndaj Agjenturës së Krimit Ordiner strukturat vendore të Policisë në bashkëpunim me Prokurorinë Speciale proceduan penalisht:
1- Z. Vuk Marinoviç, me moshë 27 vjeç.
Ai konsiderohet i përfshirë në botim videosh me përmbajtje që nxit urrejtje ndaj qytetarëve dhe ndaj shtetit të Kosovës, gjatë manifestimit të datës 28.06.2026, në Gazimestan.
Nga veprimet proceduriale penale u konstatua se ai ka dalë nga territori i Republikës së Kosovës.
Ndaj tij filluan hetimet penale paraprake për shkelje penale të parashikuar si:
1- “Nxitja e përçarjes dhe mosdurimit”.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)

















Comments