top of page
E BARDHË SHIRIT.png

PRISHTINË: U SHOQËRUAN PËR INTERVISTIM POLICOR FLORIM KRASNIQI; ALTIN BERISHA; RIDVAN HAJDARI; ENIS SHERIFI | GJATË KONTROLLEVE NË DISA VENDNDODHJE POLICIA GJETI ARMË + MUNICION + DROGË + ETJ.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 1 day ago
  • 1 min read

Prishtinë, Republika e Kosovës | Strukturat vendore të Policisë shoqëruan për intervistim:

1- Z. Florim Krasniqi.

2- Z. Altin Berisha.

3- Z. Ridvan Hajdari.

4- Z. Enis Sherifi.


Intervistimi i tyre lidhet me një operacion policor të zhvilluar kundër trafikut të armëve të zjarrit dhe kundër trafikut të lëndëve narkotike, gjatë të cilit, u kontrolluan një sërë vendndodhjesh të dyshuara si baza të veprimtarive kriminale.


Autoritetet e hetimit dhe të gjykimit penal janë duke kryer hetime penale për shkelje penale të parashikuar si:

1- Importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve ose mjeteve plasëse”.


Gjatë kontrolleve policore të ligjëruara nga Prokuroria dhe nga Gjykata janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale me karakter kompromentues penal:

1- Një pushkë automatike AK-47.

2- Municion (fishekë).

3- Karikatorë.

4- Një bajonetë.

5- Një thikë.

6- 78 gramë lëndë narkotike.

7- Shtatë aparate telefonikë të lëvizshëm.


Të shoqëruarit do të hetohen paraprakisht në gjendje të lirë.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page