top of page
E BARDHË SHIRIT.png

PRISHTINË | U ARRESTUAN GYLSEN JAHIRI; DERVIS KELECI; FATMA SHUFTA; U PROCEDUA PENALISHT ELVIRE KRASNIQI QERKA.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 56 minutes ago
  • 1 min read
Gylsen Jahiri

Prishtinë, Republika e Kosovës | Në funksion të luftës institucionale ndaj Agjenturës së Krimit Ordiner strukturat vendore të Policisë në bashkëpunim me Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë (AKI) por edhe me Prokurorinë kryen veprime proceduriale penale për arrestimin e:

1- Z. Gylsen Jahiri, me moshë 51 vjeç.

2- Z. Dervis Keleci, me moshë 38 vjeç.

3- Znj. Fatma Shufta, me moshë 47 vjeçe.


Si e dyshuar u procedua penalisht edhe:

1- Znj. Elvire Krasniqi Qerka, me moshë 54 vjeçe.


Ata dhe ato konsiderohen të përfshirë në shpërdorim detyre në kuadër të pajisjes së shtetasve të huaj me lejeqëndrime për përfitime vetjake në zyrat e Drejtorisë për Shtetësi, Azil dhe Migrim.


Në lidhje me rastin zhvillohen hetime penale paraprake për shkelje penale të parashikuar si:

1- Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

2- Marrje e ryshfetit”.

3- Falsifikim i dokumentit zyrtar”.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page