top of page
E BARDHË SHIRIT.png

PRISHTINË: U ARRESTUA AGIM REXHEPI | TREGTAR DROGE.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • May 5
  • 1 min read
ree

Prishtinë, Republika e Kosovës | Strukturat vendore të Policisë arrestuan:

1- Z. Agim Rexhepi, me moshë 44 vjeç.

 

Mbrëmë, rreth orës 20:00, u krye kontroll në banesën e tij ku u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës maeteriale me karakter kompromentues penal:

1- 4680 gr hashash.

2- 3880 gr hashash.

3- 5.34 gr kokainë.

4- Një armë zjarri (pistoletë) e tipit “Beretta” cal. 7.65 mm me karikator dhe 15 fishekë.

5- Dy peshore digjitale.

6- Një telefon “iPhone 14”.

7- Një çantë me dokumente në gjuhën turke.

8- 800 € pare të thata.

9- 6 ora të dorës të markave të ndryshme.

10- 3 karta telefonike SIM të shoqërisë tregtare “Vala”.

11- 3 Kartela bankare.

12- Një pasaportë e Kosovës.

13- Dy DVR (pajisje të regjistrimit të kamerave).

14- Dokumente të ndryshme.

15- Një veturë e tipit “Skoda”.

 

Ndaj tij filluan hetimet penale paraprake për shkelje penale të parashikuar si:

1- Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

 

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page