top of page
E BARDHË SHIRIT.png

PRISHTINË | SËRGJAN LAZOVIÇ (LAZOVIQ) U DËNUA ME 12 VJET + 6 MUAJ BURG PËR KRIME LUFTE KUNDËR POPULLSISË SHQIPTARE GJATË KOHËS SË LUFTËS.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 3 hours ago
  • 1 min read
Subjekti objekt gjykimi penal
Subjekti objekt gjykimi penal

Prishtinë, Republika e Kosovës | Gjykata Themelore në Prishtinë e përfaqësuar në gjykim nga gjyqtari Vesel Ismajli, shqiptoi dënim penal me dymbëdhjetë (12) vjet dhe gjashtë (6) muaj heqje lirie ndaj:

1- Z. Sërgjan Lazoviq (Lazoviç).


Ai u gjykua penalisht për:

1- Krime lufte kundër popullsisë civile.


Njoftim | Trupi gjykues sot, me datë 03.02.2026, në emër të Popullit merr këtë aktgjykim ndaj të akuzuarit, Sërgjan Lazoviq është fajtor sepse gjatë kohës së luftës në Kosovë… ka kryer arrestime dhe privime të kundërligjshme nga liria, keqtrajtime fizike dhe psikike, plaçkitje të pasurisë se luajtshme dhe paluajtshme të komunitetit shqiptar, të cilët nuk ishin të përfshirë në luftë.


Arrestimet dhe keqtrajtimet, ka arrestuar, ndaluar, torturuar, maltretuar fizikisht dhe psiqikisht rreth 500 qytetarë civilë të cilët nuk ishin të përfshirë në konflikt… me këtë i akuzuari ka kryer veprën penale kundër popullsisë civile, në bazë të dispozitave ligjore të akuzuarin e gjykojnë me dënim burgimi me kohëzgjatje prej 12 vitesh e 6 muaj, u tha shkurtimisht nga autoriteti gjyqësor.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

bottom of page