top of page
E BARDHË SHIRIT.png

PRISHTINË | RAMADAN MORINA U ARRESTUA; AI KONSIDEROHET I PËRFSHIRË NË VRASJEN E 34 QYTETARËVE SHQIPTARË NË FSHATIN BURIM TË MALISHEVËS NË BASHKËPUNIM ME MAKINERINË SERBE TË LUFTËS.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Aug 12
  • 1 min read

Updated: Aug 14

ree

Rruga “Muharrem Fejza”, Prishtinë, Republika e Kosovës | Strukturat vendore të Policisë arrestuan:

1- Z. Ramadan Morina.


Ai konsiderohet i përfshirë në vrasjen e tridhjetë e katër (34) qytetarëve shqiptarë civilë në fshatin Burim të Malishevës.


Aktet kriminale u kryen në bshkëpunim me makinerinë e luftës të kasapit Sllobodan Millosheviç.


Gjatë hetimeve janë siguruar prova materiale, përfshirë dëshmi të dëshmitarëve okularë dhe të mbijetuarve”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Speciale.


Brenda afatit të paraparë ligjor, Prokuroria Speciale do të paraqesë kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit në Gjykatën Themelore të Prishtinës”, tha Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës.

Z. Ramadan Morina.
Z. Ramadan Morina.

Ndaj tij Gjykata shqiptoi masë sigurimi vetjak “arrest në burg” me afat 30-ditor.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comentarios

Obtuvo 0 de 5 estrellas.
Aún no hay calificaciones

Agrega una calificación
bottom of page