PRISHTINË | PATRIOT IBRAHIMI U ARRESTUA; VUDI XHYMSHITI DHE DONIKA GËRVALLA U KANOSËN ME MESAZHE TELEGRAFIKE.

Prishtinë, Republika e Kosovës | Në funksion të luftës institucionale ndaj Agjenturës së Krimit Ordiner strukturat vendore të Policisë arrestuan:
1- Z. Patriot Ibrahimi, me moshë 32 vjeç.
Ai konsiderohet i përfshirë në dërgim mesazhesh kanosëse në mënyrë telegrafike në rrjetet shoqërore virtuale ndaj:
1- Z. Vudi Xhymshiti.
2- Znj. Donika Gërvalla.
Ndaj tij zhvillohen hetime penale paraprake për shkelje penale të parashikuar si:
1- “Kanosja”.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit








Comments