PRISHTINË | ME URDHËR TË PROKURORISË SPECIALE AGJENCIA E KOSOVËS PËR INTELIGJENCË ARRESTOI FATMIR SHEHOLLIN I KONSIDERUAR AGJENT I SPIUNAZHIT SERB.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Oct 9
- 2 min read

Prishtinë, Republika e Kosovës | Prokuroria Speciale arrestoi:
1- Z. Fatmir Sheholli.
Ai konsiderohet subjekt i përfshirë në shkelje penale të lidhur me spiunazhin.
Rol ndihmës në ekzekutimin e urdhër arrestit pati edhe Agjencia e Kosovës për Inteligjencë.
Njoftim | Pas zhvillimit të hetimeve disa mujore, me urdhër të Prokurorisë Speciale të Kosovës, të enjten hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda në Policinë e Kosovës kanë arrestuar F. SH., nën dyshimet për veprën penale ‘Spiunazh’.
I dyshuari F. SH., është arrestuar në regjionin e Prishtinës, nën dyshimin e bazuar se ka kryer veprën penale ‘Spiunazh’, nga neni 124 paragrafi 3 të KPRK-së. Operacioni i arrestimit është kryer edhe me asistencë të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë.
Prokuroria Speciale e Kosovës, në bashkëpunim dhe koordinim me Policinë e Kosovës, është duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore, në përputhje me Kodin e Procedurës Penale dhe ligjet në fuqi, për të cilat publiku do të njoftohet në kohë, thuhet shkurtimisht në njoftimin zyrtar.
Njoftim | Policia e Kosovës në bashkëpunim të ngushtë me AKI-në dhe prokurorinë ka arrestuar sot Fatmir Shehollin, me dyshimet e bazuara për përfshirje në spiunazh.
Pres trajtim institucional me seriozitet të lartë të këtij rasti, i cili përbën një nga aktet më të rënda ndaj sigurisë dhe rendit kushtetues të Republikës së Kosovës.
Individë si ky që kanë pasur hapësira mediatike të pakufizuara në vendin tonë ka bashkëpunuar me akterë që çdo ditë punojnë e veprojnë për të minuar Republikën tonë dhe progresin e saj.
Mbesim të përkushtuar të mbrojmë vendin tonë nga të gjitha qarqet që nuk hezitojnë ta rrezikojnë atë për çfarëdo përfitimi të tyre.
Koha e spiunëve të Serbisë në Kosovë ka përfunduar.
Kushdo që punon për Serbinë e kundër Kosovës do të ndiqet pa kompromis e pandalshëm.
Republika duhet mbrojtur me përgjegjësinë më të lartë institucionale dhe morale, thuhet në njoftimin e Ministrit të Brendshëm të Republikës së Kosovës Xhelal Sveçla.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)




































Comments