PRISHTINË | LIRIDON CANOLLI U ARRESTUA; NËN HETIM PENAL PARAPRAK PËR DY VEPRA PENALE.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 4 hours ago
- 1 min read

Prishtinë, Republika e Kosovës | Në funksion të luftës institucionale ndaj Agjenturës së Krimit Ordiner strukturat vendore të Policisë arrestuan:
1- Z. Liridon Canolli.
Ai konsiderohet i përfshirë në ngjarjen kriminale të datës 16 prill të vitit 2026, e ndodhur në rrugën “Ahmet Krasniqi”, Prishtinë.
Si subjekte të përfshirë në të, përpos tij konsiderohen edhe:
1- Z. Gramos Krasniqi.
2- Z. Kreshnik Krasniqi.
3- Z. Pajtim Maqkofci.
Në lidhje me rastin zhvillohen hetimet penale paraprake për shkelje penale të parashikuar si:
1- “Vrasje e rëndë në tentativë”.
2- “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)





















Comments