PRISHTINË | ENVER AGUSHAJ DHE ROANT CIKAJ U PROCEDUAN PENALISHT; NJË VEPËR PENALE E LIDHUR ME NARKOTIKËT.
- Agjencia Telegrafike Vox
- 19 hours ago
- 1 min read

Prishtinë, Republika e Kosovës | Strukturat vendore të Policisë në bashkëpunim me Prokurorinë proceduan penalisht:
1- Z. Enver Agushaj, me moshë 30 vjeç.
2- Z. Roant Cikaj, me moshë 26 vjeç.
Gjatë kontrollit u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale me karakter kompromentues penal:
1- Rreth pesëmbëdhjetë (15) gramë e dyshuar lëndë narkotike, për të cilën, ata deklaruan se e kishin për konsum vetjak.
Ndaj tyre filluan hetimet penale paraprake në gjendje të lirë për shkelje penale të parashikuar si:
1- “Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments