PRISHTINË | BLODIN KARAXHA U ARRESTUA; NGACMIM SEKSUAL + ARMËMBAJTJE.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 4 minutes ago
- 1 min read

Prishtinë, Republika e Kosovës | Në funksion të luftës institucionale ndaj Agjenturës së Krimit Ordiner strukturat vendore të Policisë arrestuan:
1- Z. Blodin Karaxha, me moshë 36 vjeç; pronar i agjencisë së modeleve “BK Models Shpk”.
Ai konsiderohet i përfshirë në ngacmim seksual ndaj një subjekti (femër) të mitur.
Gjatë kontrollit u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale me karakter kompromentues penal:
1- Armë zjarri.
2- Municion luftarak (fishekë).
Ndaj tij zhvillohen hetime penale paraprake për shkelje penale të parashikuar si:
1- “Manipulim me prova”.
2- “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)










Comments