top of page
E BARDHË SHIRIT.png

PRISHTINË: BILALL KQIKU (I SHPALLUR NË KËRKIM POLICOR PËR VRASJEN E EGZON HAZIRIT) DYSHOHET SE U HODH NGA NJË OBJEKT ME DISA KATE PËR T’I SHPËTUAR ARRESTIMIT; GJENDET NË SPITAL.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Jul 10
  • 2 min read
ree

Prishtinë, Republika e Shqipërisë | Strukturat vendore të Policisë ishin në përbushje të një operacioni policor për arrestimin e:

1- Z. Bilall Kqiku, i cili, për t’i shpëtuar arrestimit dyshohet se u hodh nga lartësia e një objekti disa katësh, duke pësuar dëmtime dhe lëndime të rënda fizike; u dërgua në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) ku gjendet jashtë rrezikut për jetën.


Ai ishte i shpallur në kërkim policor për përfshirje në vrasje, konkretisht në:

1- Vrasjen e ndodhur më 26.03.2025, në rrugën “Butrinti”, në Prishtinë, ku së bashku me disa subjekte të tjerë, konsiderohet si doras në të shtënat me armë zjarri, ndaj një automjeti ku gjendeshin disa (4) veta.


Si pasojë e të shtënave, mbeti i vrarë:

1- Z. Egzon Haziri.


Të tjerët, mbetën të plagosur.


Në lidhje me rastin, autoritetet përgjegjëse po hetojnë për të zbuluar dhe dokumentuar shkresërisht atë që ndodhi gjatë përpjekjes për arrestimin e tij.


Lajm në përditësim, ... 👇👇👇


Njoftim Nr. 1 | Sot rreth orës 20:30, në lagjen e Spitalit në Prishtinë, një person ka rënë nga lartësia e një ndërtese.

 

Bazuar në informacionet e para nga vendi i ngjarjes, i dyshuari i cili po kërkohej me urdhër-arrest vendor dhe ndërkombëtar, për veprën penale vrasje e rëndë, në përpjekje për t’iu shmangur arrestimit policor, ka rënë nga një lartësi dhe për pasojë ka pësuar lëndime trupore.

 

Të njëjtit menjëherë i është ofruar tretmani mjekësor, për tu transferuar më pas në QKUK.

 

Aktualisht policia, në bashkëpunim me akterët e tjerë përkatës, janë duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, thuhet në njoftimin policor.

 

Njoftim Nr. 2 | Janë duke u bërë ekzaminimet e nevojshme, është në gjendje të rëndë, e ka gjendjen jostabile, tha drejtori i QKUK-së, Naser Syla.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page