top of page
E BARDHË SHIRIT.png

PRISHTINË | AKO DEJANOVIÇ (DEJANOVIC) U ARRESTUA; NËN HETIM PENAL PARAPRAK PËR “KRIME LUFTE KUNDËR POPULLATËS CIVILE” NË FSHATIN IVAJË TË KAÇANIKUT.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 3 hours ago
  • 1 min read

Prishtinë, Republika e Kosovës | Në funksion të luftës institucionale ndaj Agjenturës së Krimit Ordiner strukturat vendore të Policisë arrestuan:

1- Z. Aco Dejanoviç (Dejanovic).


Ai konsiderohet i përfshirë në torturimin e civilëve shqiptarë gjatë luftës në Kosovë, në datën 09 mars të vitit 1999, në fshatin Ivajë dhe në zonat përreth Kaçanikut, me statusin e pjesëtarit të forcave policore serbe.


Në atë kohë, rreth 400 civilë shqiptarë janë ndaluar, ku rreth 13 anëtarë të familjes Luta janë veçuar dhe dërguar në stacionin policor në Kaçanik ku janë torturuar, duke përjetuar dhunë fizike dhe psikike.


Gjatë kontrollit u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale me karakter kompromentues penal:

1- Armë zjarri.

2- Municion luftarak.

3- Uniforma policore me mbishkrime në alfabetin cirilik “Milicija”.

4- Pajisje komunikimi.

5- Antiplumbe.

6- Etj, …


Ndaj tij filluan hetimet penale paraprake për shkelje penale të parashikuar si:

1- Krime lufte kundër popullatës civile”.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

bottom of page