PRESIDENTJA E SHTETEVE TË BASHKUARA TË MEKSIKËS KLAUDIA (CLAUDIA) SHEINBAUM PËRSËRITI SOT KËRKESËN E SAJ QË SPANJA TË KËRKOJË FALJE PËR ABUZIMET E KRYERA GJATË PUSHTIMIT NDAJ POPULLSISË AZTEKE.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Feb 28
- 1 min read

Shtetet e Bashkuara të Meksikës | Presidentja meksikane Klaudia (Claudia) Sheinbaum përsëriti sot kërkesën e saj që Spanja të kërkojë falje për abuzimet e kryera gjatë Pushtimit, në kuadër të 500-vjetorit të vdekjes së Kuauhtémoutc (Cuauhtémoc), monarkut të fundit aztek, i cili, humbi jetën nga duart e konkuistadorit Hernán Kortes (Cortés) më 28 shkurt.
“Falja forcon njerëzit, kombet dhe qeveritë dhe gjithashtu eliminon diçka shumë të rëndësishme: racizmin”, tha ajo.
Peticioni u nis fillimisht nga ish-presidenti Andrés Manuel López Obrador në vitin 2019 dhe çoi në një ftohje të marrëdhënieve diplomatike midis Meksikës dhe Spanjës.
“Pranimi i kësaj kërkese do të ishte një ekzaltim i popullit spanjoll dhe ekzaltimi i qeverisë spanjolle.
Kanë kaluar 500 vjet nga kjo vrasje mizore dhe do të ishte gjithashtu një shfajësim i rezistencës së popujve indigjenë dhe i një njeriu të guximshëm”, tha presidentja Sheinbaum.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments