PRESIDENTJA E KOMISIONIT EVROPIAN URSULA VON DER LEIEN (LEYEN): SITUATA HUMANITARE NË GAZA ËSHTË E NEVERITSHME; NDIHMA HUMANITARE DUHET TË MBËRRIJË MENJËHERË.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Jun 26
- 1 min read

Bruksel, Mbretëria e Belgjikës | “Nuk mund ta harrojmë situatën humanitare në Gaza, e cila, mbetet e neveritshme dhe e paqëndrueshme.
Ndihma humanitare duhet të arrijë në Gaza menjëherë, pa pengesa, shpejt dhe në sasi të mjaftueshme.
Ne do të vazhdojmë të bëjmë thirrje për një armëpushim të qëndrueshëm dhe lirimin e pengjeve, në mënyrë që të arrijmë një ndërprerje përfundimtare të armiqësive”, tha Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leien (Leyen) në fund të samitit të BE-së.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments